Vendosni fjalën kyçe....

Artistët dhe aktivistët ngrenë padi kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit


Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë shkuar sot në Prokurori për të dorëzuar një padi për vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak që vendosi shembjen e godinës së Teatrit.

Një pjesë tjetër e artistëve e aktivistëve vijojnë të qëndrojnë pranë Teatrit Kombëtar, për të mos rrezikuar të lënë të hapur mundësinë për ta shembur.

Ditën e djeshme kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Toni Gogu, firmosi dokumentin që urdhëron shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar pa u mbledhur këshilli i bashkisë.  

Dokumenti nr.50 mban datën 14 maj dhe firmën e Kryeatarit të Këshillit Bashkiak. Artistë dhe aktivistë u ngujuan mbrëmë te godina e Teatrit, ndërsa kanë marrë mbështetje edhe nga opozita jashtëparlamentare, me kryedemokratin Lulzim Basha që e gdhiu ditën bashkë me ta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *