Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në fabrikën e kimikateve në Venecia, kryebashkiaku: Mbyllni dyert dhe dritaret


Një shpërthim ka ndodhur sot në një fabrikë që merret me kimikatet në Marghera të Venecias, Itali. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se flakët dhe tymi janë të dukshme deri në disa kilometra larg.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët, mirëpo dy prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë. Njëri u transferua në qendrën spitalore Grandi Burns në Padova, tjetri në Verona.

Ndërkohë Komuna ka dalë me një apel për qytetarët ku i kërkon të qëndrojnë brenda në shtëpi dhe të mbyllin dyert e dritaret, për shkak të rrezikshmërisë nga kimikatet.

“Mbaj dyert dhe dritaret e mbyllura” – thuhet në njoftim.

Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brognaro shkruan: “Zjarr në progres në një industri kimike në Porto Marghera. Ekipe të shumta të Brigadave të Zjarrfikësve nga e gjithë Veneto janë në vendngjarje.

Ndërsa presin të dhënat për substancat, si masë paraprake i ftoj të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *