Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi shkon te Teatri: Dezhurn deri në mëngjes në mbrojte të godinës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është bashkuar aktivistëve dhe qytetarëve të cilët po protestojnë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja.

Kryemadhi do qëndrojë për gjatë gjithë natës te Teatri Kombëtar në mbrojtje të godinës.

Në një intervistë për Vizion Plus kryemadhi tha se do bëjë dezhurn në Teatri këtë mbrëmje deri në në mëngjes dhe do të njoftojë të gjithë nëse ka ndonjë emergjencë.

“Deri në orën 9 të mëngjesit do të jem këtu, ekziston lista e numrave të telefonit që për çdo emergjencë apo provokim që mund të vijë, unë do i njoftojë, të gjithë të tjerët flenë me telefon te koka, unë jam roja sot, ose dezhurni te Teatri“-tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se gjatë protestës do respektohen distancat sociale dhe rregullat gjatë epidemisë.

Në ambiente të hapura koronavirusi nuk shpërndahet, edhe çdo bakter tjetër, higjiena është e domosdoshme për të gjithë si me koronë apo pa koronë, larja e duarve prerja e thonjve dhe mbajtja e distancës në komunikim është tregues i higjienës dhe qytetarisë.

Normal do protestojmë duke mbajtur distancë, duke pasur një lloj rregullash e masash se kemi marrë dhe termometër nëse do na vijë ndonjë që ti masim temperaturën apo mos ka shenja që s’ia kemi parë deri më sot asnjë njeriu të sëmurë. Termometrin për të sëmurët që mund të jetë që nuk ka të drejtë të rrijë këtu“-deklaroi kryetarja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *