Vendosni fjalën kyçe....

Basha: S’e përjashtojmë referendumin për teatrin, Rama e ka çuar vendin ku s’mban më


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar pasditen e sotme se forca politike që drejton nuk e përjashton zhvillimin e një referendumi për Teatrin Kombëtar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, kryedemokrati tha se lidhur me këtë çështje ka diskutuar edhe me aletatët duke shtuar se në vend ka rënë gjithçka.

Basha theksoi gjithashtu se qeveria i ka çuar paratë që duhet t’u jepte shqiptarëve te koncesionet e PPP-të.

“Nuk përjashtojmë as referendumin për Teatrin. Kemi diskutuar me aleatët dhe mbetet si alternativë edhe referendumi. Këtu ka rënë gjithçka, kemi një parlament antikushtetues. Sot jemi në një regjim. Siç po vazhdon kjo qeveri, kriza do të jetë e papërballueshme. Po marr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mbështetur qytetarët më mirë sesa Shqipëria. Edi Rama i ka dërguar paratë e shqiptarëve tek PPP, Rilindja Urbane etj. Edhe ata shkatërrohen nga shiu, sepse nuk mund të rrijë njeriu pa bukë dhe të shikojë sa e bukur është diçka e caktuar. Rama çon pasurinë e shqiptarëve tek pak persona. Paratë duhet t’ua dërgonte qytetarëve, se ka shkuar aty ku nuk mban më. Shumë biznese po falimentojnë nga politikat e kësaj qeverie”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *