Me shpërthimin e pandemisë Covid-19, qeveritë anembanë botës kanë vënë kufizime ndaj lëvizjes së qytetarëve e bizneseve në vendet respektive.
Pas një faze të parë ku masat nuk u kundërshtuan me forcë, qytetarë në vende të ndryshme kanë organizuar protesta masive kundër kufizimeve.
Ata shprehen se qeveritë po shkel të drejtat e liritë themelore të tyre duke u justifikuar me pandeminë e koronavirusit të ri.
Protestat më të shumta janë organizuar në SHBA e Gjermani por edhe në vende të tjera ka pasur lëvizje qytetare kundër masave, që prej tyre konsiderohen si të tepërta.
Pandemia ka prekur më shumë se 4.6 milionë persona në mbarë botën, me 310 mijë viktima e 1.8 milionë të shëruar sipas universitetit John Hopkins në SHBA.