Italia nga dita në ditë po raporton shifra në rënie të epidemisë së koronavirusit.
Nga 875 raste të reja që u regjistruan ditën e djeshme, në 24 orët e fundit testimet zbuluan vetëm 675.
Totali i të infektuarve në Itali deri më tani ka shkuar në 225,435 persona.
Numri i viktimave nga COVID-19 në 24 shënoi rënie krahasuar me dje duke lënë vetëm 145 të vdekur, me numrin total që shkon në 31,908.
Deri më tani numri i të shëruarve është 125,176 me vetëm 68,351 raste aktive.