Partia Demokratike mblodhi sot në mbrëmje Kryesinë dhe Grupin Parlamentar në selinë blu nën kryesimin e kryetarit Lulzim Basha.
Basha deklaroi se në mbledhje u ndanë detyrat për të mobilizuar strukturat për të mbështetur protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Basha përsëriti se ai dhe Partia Demokratike se Teatri do rindërtohet sipas parametrave që ka qenë.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpalli protestën dhe kërkoi mbështetje, ne i bëjmë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të bashkohen, jo vetëm kundër prishjes së Teatrit, por edhe kundër tiranisë, gjendjes së keqe ekonomike.
Në mbledhje janë ndarë detyrat për të mobilizuar të gjithë burimet për tu bashkuar dhe për t’i bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
Përsëris edhe një herë zotimin me firmë time në emër të demokratike, për të rindërtuar Teatrin Kombëtar siç ishte me parametrat moderne”-tha Basha.
DItën e nesërme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka thirrur një protestë në orën 16:30.