Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët rikthehen në bankat e shkollës


Maturantët janë rikthyer në shkolla këtë të hënë. Bëhet fjalë për rreth 31 mijë maturantë në të gjithë vendin, që janë kthyer në bankat e shkollave për të bërë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.

Ata kthehen vetëm për 3 javë mësim, për t’u përgatitur për provimet që do përcaktojnë fatin e tyre – studimet universitare.

Por kjo do të bëhet duke iu përmbajtur disa rregullave.

Nëpër klasa nuk do të lejohen më shumë se 10 nxënës dhe të gjithë do të ruajnë distancën. Gjithashtu do të bëhen 4 orë mësimi 45 minuta me nga një 5-minutësh pushim mes tyre.

Nuk do të ketë një orar pushimi siç ka qenë më parë, për të parandaluar mosrespektimin e distancës fizike. Në korridore do të jenë të vendosur mësues të cilët do të kujdesen për ruajtjen e distancës mes nxënësve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *