Shkrimtari Ismail Kadare është pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e rrëzimit të Teatrit Kombëtar.
Mirëpo ai është përgjigjur se nuk ka mundësi të flasë për këtë, duke u justifikuar se është i sëmurë. TVT ka publikuar regjistrimin e bisedës me shkrimtarin i cili madje i lutet gazetarit të mos e ngatërrojë me çështjen.
“Por nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë domethënë. Nuk jam shumë në dijeni them. Ju lutem të mos më ngatërroni me këtë gjë, dakord” – dëgjohet të thotë Kadare.
Ky reagim nga ana e shkrimtarit erdhi vetëm pak orë pas përplasjes mes protestuesve dhe policëve pa numra identifikues në uniformë, që nuk nguruan të ushtronin dhunë.
Edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar ka mbi dy vite që diskutohet në media, e artistë e aktivistë kanë mbi 2 vite që protestojnë, por Kadare nuk paska asnjë dijeni.
Kujtojmë që shtëpia e Kadaresë në Tiranë është kthyer në muze nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e konsideronte si një kujtesë së historisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit. Kjo shtëpi ndodhet në një pallat të vjetër, që ndryshe nga Teatri nuk u shemb.
SHEMBJA E TEATRIT: