Vendosni fjalën kyçe....

Budina: Prishja nisi teksa ishim brenda, ngjarja antikushtetuese duhet zbardhur


Regjisori Robert Budina e mori fjalën i pari në protestën e thirrur sot nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duke thënë se prishja e teatrit kishte nisur teksa brenda teatrit kishte dhjetëra qytetarë e artistë.

Ai tha se duhet të nisë sa më shpejt një hetim për të zbardhur atë që e quajti si prishja kriminale e Teatrit Kombëtar.

“Kemi marrë mbështetje që kjo ngjarje të zbardhet. Duam të kuptohet çfarë po ndodh me këtë aferë korruptive. Ajo godinë u tentua të shembej me ligje anti-kushtetuese. Duke qenë se mungoi sistemi i drejtësisë u munduam ta mbrojmë fizikisht dhe këtu u gjetëm të vetëm. Ja pse godina nuk ishte halli jonë, por ishte halli juaj.” – tha ndër të tjera Budina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *