Vendosni fjalën kyçe....

Modeli i flokëve të krizës


Blog Autor: Kristi Pinderi

Mbaj mend njëherë duhet të shkonim në Bulqizë. Kishte vdekur një minator.

Veliaj do bënte qokën e rradhës. Ishte dhe Elisa me Leartin.

Këta te dy bënin si medemek të indinjuar që në atë vizitë ngushëllimi unë duhet të merrja dhe një aparat fotografik (fotot mundësisht kur ky të dukej i pikëlluar teksa ngushëllonte familjarët e të ndjerit).

Po këta të indinjuarit (Elisa sidomos se Learti edhe indinjohej vërtet ndonjëherë) shikonte të gjitha fotot në fund për të zgjedhur atë ku kishte dalë më mirë :@ Nejse, tjetër çështje kjo.

Unë kisha veshur një bluzë të zezë.

Veliaj e pa i qetësuar (që ishte e zezë), por sikur i ra pika kur pa që mbrapa kishte një stampë të kuqe. I iku fytyra! Ai ishte i fiksuar pas çdo detaji të imazhit.

Mu kujtua se ka dy ditë që ka ndryshuar imazhin e flokëve. Siç thotë një mikja ime është “modeli i flokëve të krizës”.

I lëpin dhe i ndan me vizë anash si djalë i mirë. Kjo nuk është rastësi! Po përpiqet të veshë imazhin e një djali të mirë, mundësisht viktimë, paçka se është dhunuesi.

Nuk është i frikësuar kur bën sikur i vjen keq. Është në fakt duke aktruar. Mbani mend: çdo detaj, edhe maja e flokut, ka rëndësi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *