Vendosni fjalën kyçe....

Zgjohet prokuroria, nis hetimet për tre procedime për protestën e djeshme


Prokuroria e Tiranës është zgjuar për të hetuar ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në protestë apo edhe shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, prokuroria thotë se ka nisur hetimet për të arrestuarit në flagrancë nga policia.

Në Prokurorinë e Tiranës është depozituar edhe një kallëzim i bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë nga e cila u mbështet edhe vendimi për prishjen e godinës. 

Gjithashtu hetime po kryhen edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit si të ushtruar nga punonjësit e policisë.

 “Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.06.2020.

Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga koordinatorja Lorena Salillari.

Ditën e djeshme protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u përshkallëzua pasi fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit u vunë rruspën godinës në orën 4:30 të mëgjeshit. 

Gjatë prishjes pati përplasje mes policisë dhe aktivistëve në mbrojtje të Teatrit të cilat vijuan gjatë gjithë ditës së djeshme. 

Nga përplasjet u pati të lënduar si nga rradhët e policisë ashtu edhe nga qytetarët. Pamjet treguan zvarritje në rrugë apo edhe shoqërime nga të cilat nuk u përjashtuan edhe eksponentë të lartë të opozitës/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *