Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kurti ashtu si Haradinaj më lënduan me gënjeshtra


Kryeministri Edi Rama në televizionin T7 foli për ndasitë që ka ai dhe homologu në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Rama tha se ashtu si Haradinaj edhe Kurti e kanë lënduar me gënjeshtra pasi sipas tij ai këtë e konsideron problem.

’Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit. Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëzimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët? Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Çfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviqi. Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë jemi gabim jam ok. Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qënies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zori në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj’’- thotë Rama.

Më tej Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.

‘’Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim’’-deklaroi.

Ditën e djeshme Kryeministri në Detyrë i qeverisë së Kosovës, doli hapur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar duke e krahasuar aktin me veprimet e ish-drejtuesit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *