Vendosni fjalën kyçe....

Bushati përplaset me Maznikun: Nuk pres të flasësh keq për Fushën, ti fle në një dhomë me të


Mes gazetarit Andi Bushati dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku janë përplasur në emisionin “Open” për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Deati u ndez në lidhje me ndërtimin e mundshëm të kullave ngjitur me godinën e Teatrit Kombëtar që tashmë pritet të ndërtohet.

Bushati i përmendi Maznikut akuzat se kompania Fusha i pagoi dhomën e hotelit në Spanjë.

Debati:

Bushati: Nuk pres të flasësh keq për Fushën dhe e di që e do atë projekt…Ti fle në dhomë hoteli me fushën, ndani të njëjtën dhomë hoteli.

Mazniku: Raportimi i fakteve të pavërteta, ke thënë katër pavërteta sot.

Bushati: Ju jeni aty me votat që vodhët në Tiranë, me premtimin zero ndërtime, më flisni ju mua për gënjeshtra. Dilni akoma në pazar dhe s’keni turp. Më ka thënë mua Erion Veliaj, më jepni votën, se zero ndërtime do keni. Keni gënjyer!

Mazniku: Ke thënë katër fakte të pavërteta vetëm sot.

Bushati: Po ti marr përsipër, por gënjeshtrat e tua u kushtojnë shqiptarëve miliona euro. Nëse them unë gënjeshtra, maksimumi i prish humorin. Futët çibanin me tokën e Fushës dhe doni të jepni tetë kulla!

Më herët në media është akuzuar dhe me dokumenta se kompania Fusha i ka paguar nënkryetarit Mazniku faturën e hotelit në Spanjë gjatë një eventi të zhvilluar atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *