“Kujton se do pyes unë ata budallenjtë” – i tha Veliaj një gruaje të moshuar teksa i shpjegonte prishje e Teatrit Kombëtar.
Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarën, Veliaj thotë ndër të tjera se ata që kanë protestuar kundër prishjes i ka çuar Partia Demokratike aty.
“Pse ti mendon se shumica e atyrë që shkojnë kanë qenë ndonjëherë në teatër. Hiç më s’kanë qenë. I thotë partia shkoni në teatër. Të kishin qenë aq shumë veta në teatër do kishte dalë me fitim teatri. Unë, unë, patjetër mi nënë. Mendon se do pyes unë ata budallenjtë.” – thotë Veliaj teksa i drejtohet së moshuarës.
Ditën e prishjes së teatrit, Veliaj, u shfaq në një videomesazh të gjatë prej më shumë se 9 minutash drejtuar qytetarëve.
Ai shpjegoi sipas tij arsyet e prishjes së Teatrit Kombëtar duke thënë se ka qenë vendimi më i vështirë i jetës ndërsa u shtroi dorën të gjithëve për teatrin e ri, edhe atyre që e kishin kundërshtuar prishjen e teatrit.
Veliaj tha gjatë komunikimit se i donte shumë të gjithë dhe se mezi priste bashkëpunimin. Ndërsa në komunikimin me të moshuarën, u drejtohet atyre që ishin kundër prishjes si budallenj.