Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, me fjalët e Mahatma Gandhit i është përgjigjur indirekt veprimeve të Kryeministrit Edi Rama në ditët e fundit.
Kryemadhi sheh mosbindjen civile si detyrë të shenjtë në momentin kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar.
“Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij”.