Vendosni fjalën kyçe....

Vasili reagon pas deklaratave të Varhelyi për Teatrin: Rama përdhos për interesa mafioze integrimin evropian të Shqipërisë


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Vasili thotë se monitorimi Evropian i nxori të palarat Kryeministrit Edi Rama i cili kërkon të sabotojë integrimin evropian.

Më tutje Vasili shkruan se Rama për interesa mafioze përdhos integrimin evropian të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Faleminderit Oliver Varhelyi!

Tashme çdo gjë është e qartë.

Z.Varhelyi, Komisionar i Zgjerimit në BE, prerë thotë se :

“I thashë Ramës në telefon se duhej ta kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla”.

Kjo përgjigje e Varhelyi erdhi pas pyetjes së titullarit të grupit të PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler:

“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?”

Pra Rama e shkel dhe përdhos për interesat e tij mafioze Integrimin Europian të Shqipërisë.

Monitorimi Europian i nxjerr të palarat kriminale ndaj Rama kërkon me çdo kusht ta sabotojë dhe ta asgjësojë hapjen e negociatave me BE dhe afrimin e Shqipërisë me Europen.

Është e qartë se Rama nuk i lëshon pa luftë territoret e interesave të drogës, të krimit dhe të mafies me të cilat ai është bere njësh me to.

Rama është i gatshëm ti hapë luftë të gjithë Evropës dhe as personalitetet me të larta evropiane nuk mund ta kthejnë dot nga rruga kriminale ku ka hyre.

Edi Rama është ndarëpërfundimisht sot nga çdo vlere evropiane dhe po e çon Shqipërinë drejt greminës me ndërgjegje të plotë.

Ai ka qenë dhe mbetet armiku me i madh i integrimit evropian të Shqipërisë.

Kushdo qe vazhdon të mbështesë Edi Ramën në shqip dhe anglisht nuk është asgjë me shume se sa një armik i shqiptareve dhe pjese e projektit antikombëtar, antieuropian dhe mafioz të Edi Ramës.

Gjithsesi faleminderit Oliver Varhelyi.

Fakti qe Evropa refuzon qarte antivlerat dhe veprimet shkatërrimtare dhe antishtet të Edi Ramës është një lajm i mire.

Por shqiptaret vete me rezistencën e tyre të paepur do ta zbojnë këtë armik të egër të tyre dhe mik të madh të mafies dhe të izolimit të shqiptareve.

Edhe Refuzimi tjetër flagrant nga Rama i Komisioneres Për Kulturën Mariya Gabriel qe kërkonte:

Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv për trashëgiminë kulturore”.

Me Ramen 15 kushtet për hapjen e negociatave nuk do të realizohen kurrë thjesht do ti jepet kohe mafies rilindase të grabisë, shkatërrojë e çmontoje pasurinë dhe interesat publike e kombëtare të Shqipërisë.

Faleminderit Varhelyi,

Por ecja e Integrimit Evropian të Shqipërisë me Edi Ramen ka ZERO mundësi që të ndodhe, pasi Mafien e Edi Rames s’ka Europe që ta pranoje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *