Vendosni fjalën kyçe....

Alfred Peza nuk pa dhunë në protestën për mbrojtjen e Teatrit


Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza nuk ka parë dhunë në protestën e zhvilluar në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja mëngjesin e së dielës.

Këtë deklaratë Peza e bëri në emisionin “Ilvanow” në Euro News Albania i cili tha se nuk kishte dhunë ndërsa kujtoi vitet e kaluara që sipas tij gazetarët dhe ai vetë qëndronin në rrëgjim shtrati nga dhuna.

Nuk ka pasur dhunë, e kemi përjetuar se çfarë do të thotë dhunë e strukturuar policore. Kemi përjetuar 1994, 28 majin e 1996, 1997, kam qenë pjesë e një redaksia që është djegur nga shteti dhe policia. Janë shoqëruar dhjetëra herë në polici dhe policia ka ushtruar dhunë ku kam qëndruar dhe për muaj të tërë në regjim shtrati si rezultat i kësaj dhune”- u shpreh Peza.

Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë kërkesë për referendum për këtë çështje duke theksuar se nuk duhet t’i kërkojnë mazhorancës të bëjë edhe opozitës.

Sipas tij nuk ka pasur asnjë kërkesë konkrete për mbajtjen e një referendumi mbi këtë çështje dhe se nuk mund t’i kërkohet mazhorancës që të bëjë dhe rolin e opozitës.

Mos i kërkoni mazhorancës që të bëjë dhe opozitën dhe të kërkojë të bëjë dhe një referendum. Nuk ka një kërkesë për referendum, referendumi ishte para një viti, ishin zgjedhjet lokale. Mazhoranca ka qenë e vonuar në këtë vendim dhe shembje”- deklaroi z. Peza.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *