Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh me fjalët e Myftiut: Muret i shembën, por shpirtrat jo


Në Natën e Kadrit, presidenti i vendit Ilir Meta vizitoi Xhaminë e Plumbit në Shkodër.

Sot përmes një postimi në rrjetet sociale, ai zbulon dhuratën që ka marrë mbrëmjen e kaluar – një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të kësaj xhamie.

Mes të tjerash, Meta jep edhe një mesazh për Teatrin duke thënë se gurët dhe muret i shembën, por jo shpirtrat.

“Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan.
Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”– shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *