Vendosni fjalën kyçe....

U akuzuan se kishin planifikuar akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael, lihen të lire


Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj ndaj katër shtetasve shqiptarë të cilët u arrestuan në vitin 2016 si të dyshuar për sulm terrorist në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael.

Ata u akuzuan për akte terroriste ndërsa kërkesa për pushimin e çështjes ka ardhur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, bashkë me disa shtetas kosovarë u arrestuan si të dyshuar se kishin kontakte me terroristë të ISIS-it në vitin 2015 si Lavdrim Muhaxheri apo edhe të tjerë xhihadistë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.

Pavarësisht këtyre dyshimeve policia dhe prokuroria nuk arritën asnjëherë që të sigurojnë prova e pretenduara dhe për të cilat arrestuan katër shtetasit e lartpërmendur.

Në nëntor të vitit 2017, Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani u lanë me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi prokuroria nuk dërgoi asnjë provë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda duke bërë që të përfundojnë afatet ligjore për mbajtjen në paraburgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *