Ambasadorja amerikane Kim ka shkuar në kryeministri për t’u takuar me kreun e qeverisë.
Ky takim vjen teksa qytetarët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën e dytë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh me ambasadores amerikane dhe kryeministrit Rama. Në takimin e djeshëm, ambasada amerikane shpjegoi se në takim ishte biseduar për qeverisjen dhe integrimin e vendit në BE.