Vendosni fjalën kyçe....

Jo vetëm protestë, sot në shesh firmoset peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar


Sot nuk zhvillohet vetëm protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, por po mblidhen firmat në shesh për rindërtimin e tij.

Edhe pse ditën e diel, qeveria dhe bashkia shembën godinën e Teatrit Kombëtar, aktorë dhe aktivistë të ndryshëm kërkojnë rindërtimin e tij dhe për këtë ata kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve duke firmosur një peticion.

Rindërtimin e Teatrit Kombëtar e ka premtuar edhe opozita e cila thotë se do kthejë siç ishte godinën kur të fitojë qeverinë.

Protesta e filluar ditën e sotme që nga ora 17:30 është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur edhe nga opozita të cilët janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *