Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Takimi me ambasadorët për rifillimin e punës për reformën zgjedhore


Ndërkohë që në shesh zhvillohet protesta pas shembjes së teatrit kombëtar, Kryeministri Edi Rama në një dalje të drejtpërdrejtë në një intervistë për Euro News Albana foli për takimin që pati me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Rama zbuloi se takimi u zhvillua për rifillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore.

Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar. Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksionale në zgjedhjet e ardhshme”- tha Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *