Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk përfill peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar: Ishte vepër për të argëtuar ushtrinë italiane


Kryeministri Edi Rama ka ironizuar peticionin e nisur në protestën e sotme për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar i cili u shemb më 17 maj.

Përballë pyetjes në intervistën për Euro News Albania, nëse do të dialogojë me artistët dhe aktivistët që ditën e mërkurë nisën një peticion ku kërkohet rindërtimi i Teatrit, ai la të mendohet se do ta shpërfillë atë.

Po mirë s’i t’ia bëjë unë këtyre artistëve të tjerë që thonë ne duam projektin e ri dhe duam një Teatër të Ri, si t’ia bëjmë? Pastaj çfarë do të thotë të ndërtohet siç ka qenë një vepër e ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët italianë?” – u përgjigj Rama.

Rama theksoi se edhe 200 mijë artistë mund të gjenden për të firmosur por opozita duhet të bëjë reformën zgjedhore dhe nëse vjen në qeveri me alternativën për të rindërtuar teatrin mund të arrihet zgjidhja.

10 mijë, 20 mijë… 200 mijë artistë mund të gjenden për të firmosur, dhe nëse çështja qenka kaq artistike dhe shekspirjane, opozita të vijë të bëjë reformën zgjedhore, të përcaktojmë rregullat e lojës kur të shkojmë në zgjedhje, bijët dhe bijat e Shekspirit e sjellin opozitën në qeveri dhe ajo me alternativën e rindërtimit të teatrit siç ishte, kështu zgjidhen gjërat në demokraci, nuk bëhen me buzëkuqe apo zëvendësime të roleve,” – theksoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *