Vendosni fjalën kyçe....

Aurel Plasari tregon historikun e Teatrit Kombëtar


Studiuesi Aurel Plasari në emisionin “Opinion” tregoi historikun e Teatrit Kombëtar dhe godinës që u projektua që në vitin 1938.

Plasari tha se godina tashmë e shembur është ndërtuar për qëllime artistike dhe kulturore.

Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg”  nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit.  Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939. Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunim kulturor, artistik, shkencor etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione. Seksioni A iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencor. Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashëguar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”– tha Plasari.

Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.

Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”- bëri me dije Plasari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *