Presidenca ka zbardhur takimin e zhvilluar me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Soreca.
Kreu i shtetit i ka njohur ambasadorët me platformën e tij për një emërues të përbashkët në dobi të negociatave.
Meta ka shprehur keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëm të tensionit shoqëror. Kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ka shkaktuar dëm ndaj procesit të integrimit.
Meta ka përsëritur thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në zbatimin e prioriteteve për negociatat. Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore dhe miratimi i saj në Kuvend.
Kreu i Shtetit ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Meta i njohu ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.