Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim me një postim në Twitter disi të pazakontë, shpreson që të mos ketë marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi.
Siç shkruan kryediplomatja amerikane në Shqipëri reforma është e dhimbshme por është e nevojshme.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë“-shkruan Ambasadorja.
Deri më tani pas votimit të Reformës në Drejtësi në vitin 2016, vijon të mbetet e pa krijuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.
Ndërsa i paplotësuar vijon të mbetet SPAK ku aktualisht janë 12 nga 15 prokuror. Kurse Byroja Kombëtare e Hetimit është në fazën e përzgjedhjes së drejtorit të saj./Hashtag.al