Ditën e sotme janë indentifikuar 12 raste të reja me koronaviurs në vendin tonë, konkretisht 7 në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës.
Të dhënat e azhurnuara u bënë me dije nga Eugena Tomini.
Sipas të dhënave ka një rritje të të shtruarve të spital për trajtim, aktualisht janë të shtruar 17 pacientë ku 5 pacientë janë në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë të shëruar 6 qytetarë.
Numri total i të të infektuarve shkoi në 981. Nga këta 79% janë të shëruar, ndërsa aktivë me koronavirus janë 173 persona, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
DEKLARATA E PLOTE
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID-19 në Shqipëri. Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik.
Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik. Megjithatë, pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid-19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)
Testime totale 14259
Testime molekulare 12933
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 981
Raste të shëruara 777
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 58
Durrës 48
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1