Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja amerikane: Boll me lojëra, të përfundohet reforma në drejtësi


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare lidhur me Reformën në Drejtësi.

Kim tha se duhet të ndalojnë lojërat me përfundimin e Reformës në Drejtësi dhe ajo duhet të plotësohet.

Shtetet e Bashkuara duan të njëjtën gjë që do dhe populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA. Duam të jeni pjesë të familjes europiane. Nuk mund ta arrini këtë pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra për të cilat mund të bëhet pazar, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra. Është koha të realizohet reforma zgjedhore, siç udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj sikur populli shqiptar dhe SHBA”-tha Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *