Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa publikon dokumentet e reja: Veliaj përdor kompaninë e vartësit të tij për të pastruar krimin te Teatri


“Veliaj po përdor kompaninë e punonjësit të tij, administratorit të Njësisë Zall-Herr Arben Maloku për të pastruar krimin tek shembja e Teatrit”. denoncon zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Edhe një ditë më parë, Zhupa denoncoi se dy kompani private po pastronin inertet te Teatri Kombëtar të kamufluara me logon e Bashkisë por pa u shpallur tender

Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e denoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shembjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. (LINK) https://ëëë.facebook.com/1013310425407030/posts/3840040259400685/

Vetë Fatmir Firi është nje nga biznesmenët të cilët ranë në pranga për 30 mln euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019”-shkruan Zhupa.

Më tej, zëdhënsja e PD-së, sqaron se administratori i njësisë Zall-Herr i shiti aksionet familjarit të tij Fatmit Firi pasi u emërua në këtë njësi.

Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronësi te Arben Malokut, njeriu i emëruar nga Veliaj në krye te njësisë administrative Zall-Herr. Maloku shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afërt, Fatmir Firi, pasi ligji e ndalon që në cilësië e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall-Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publik nga Veliaj .

Lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë menyren se si funksionon me nje telefon , pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emeruar Veliaj.

Ndërkohe që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazem vendosi që shëmbjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit prane Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientet e zakonshem te lidhur me pushtetin personal te Veliajt!

Bashkia e Tiranes sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetem zbaton porosite e Veliajt me lidhjet e tij klientileste!”-shkruan zëdhënësja e PD-së.


 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *