Deputeti i CSU-së në Budestagun gjerman, Christian Schmidt ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Ai shkruan se procedura administrative e ligjore për prishjen me ngut e teatrit shtron shumë pikëpyetje.
Schmidt vijon më tej në deklaratën e tij duke thënë se do donte të kishte përshtypjne se Shqipëria po bënte hapa përpara lidhur me shtetin ligjor.
“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të antarsimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje.
Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të.” – shkruan ai.