Vendosni fjalën kyçe....

Kisha në Berlin hap dyert për besimtarët myslimanë (FOTO)


Një kishë në Berlin ka hapur dyert për besimtarët muslimanë, të cilët nuk mund të futen në xhaminë e tyre për shkak të rregullave të reja të distancimit shoqëror.

Gjermania i lejoi shërbimet fetare të rifillojnë që më 4 maj, por besimtarët duhet të ruajnë një distancë prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Si rezultat, xhamia Dar Assalam në rrethin Neukölln të qytetit mund të përballojë vetëm një pjesë të kongregacionit shkruan BBC. Por kisha Martha Lutheran erdhi në ndihmë duke u ofruar të presë besimtarët myslimanë për lutjet e së premtes në fund të Ramazanit.

Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, muslimanët nuk lejohen të hanë, pinë, thithin duhan apo të bëjnë seks nga agimi deri në muzg. Normalisht familjet dhe miqtë do të mblidheshin për të prishur agjërimin së bashku, por në Berlin ashtu si dhe në vendet e tjera në të gjithë botën grumbullimet nuk janë më të mundura.

Imami i xhamisë tha për agjencinë e lajmeve Reuters: “Kjo pandemi na ka bërë një komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë.”

Ndërsa anëtai i kongregacionit, Samer Hamdoun, përmendi kontrastin e lutjes në kishë në krahasim me xhaminë.

“Ishte një ndjenjë e çuditshme për shkak të instrumenteve muzikore dhe fotografive. Por kur shikoni, kur harroni detajet e vogla, kjo është shtëpia e Zotit në fund të fundit.”

Edhe pastori i kishës mori pjesë në shërbimin fetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *