Vetëm dy pasagjerë kanë mundur t’i mbijetojnë mrekullisht rrëzimit të një avioni në Pakistan. RT shkruan se njëri nga 2 të mbijetuarit, është drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Punjab (BOP) Zafar Masud.
Banka ka lajmëruar që Masud ishte duke u mjekuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasagjeri tjetër është identifikuar si Mohd Zubair.
Ata janë të vetmit që mbijetuan nga aksidenti që i mori jetën mbi personave. Rrëzimi ndodhi disa ditë pas rifillimit të fluturimeve, pas një bllokimi prej një muaji të detyruar për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Avioni u rrëzua në një zonë të banuar, vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti.
Mbrëmë u raportuan 92 viktima, ndërsa sot Reuters shkruan se numri i viktimave të konfirmuara është 97. Kryeministri i Pakistanit njoftoi menjëherë pas përplasjes se do të kishte një hetim.
Kjo është aksidenti më e keq ajror në Pakistan që nga viti 2012, kur një aeroplan pasagjerësh i Bhoja Air, u rrëzua në Islamabad duke vrarë 127 njerëz.