Spanja ndërmori një hap të madh drejt kthimit të normalitetit të shtunën, pasi kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se vendi do të rihapet për turizmin ndërkombëtar nga korriku.
Spanja është në mesin e kombeve të prekura më shumë nga pandemia Covid-19, që ka shkaktuar më shumë se 28,000 viktime lidhur me sëmundjen.
Sidoqoftë, ajo tani po del nga një prej karantinave më të rrepta të Evropës, që u zbatua nga 14 marsi.
Kryeministri Sanchez tha të shtunën se vendi do të rihapë dyert e tij për turistët e huaj nga korriku. Turizmi ndërkombëtar është një ndihmues i madh në ekonominë spanjolle, me rreth 80 milionë të huaj që vizitojnë vendin çdo vit.
Dhe lajmi i mirë nuk mbaron këtu, pasi Sanchez gjithashtu tha se sezoni i futbollit në La Liga mund të rinisë nga 8 qershori.