Heinrich Himmler, shefi i SS-ve e një nga nazistët më të fuqishëm në Rajhun e Tretë, kreu vetëvrasje duke gëlltitur një kapsul cianuri në 23 maj 1945, një ditë pasi u kap në Gjermani nga ushtarët sovjetikë.
Dokumentet e rreme të identitetit që përdori udhëheqësi i nazistëve SS, Heinrich Himmler, në përpjekje për të ikur nga Gjermania, në maj 1945, i janë dhuruar Muzeut të Inteligjencës Ushtarake në qytetin e Shefordit në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.
Dokumentet, të cilat u zbuluan 75 vjet pas vdekjes së Himmlerit, kohët e fundit janë dorëzuar në muze nga mbesa e madhe e nënkolonelit Sidney Noakes, një avokat që iu bashkua Korpusit të Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar në 1943.
Dokumentet pritet të shfaqen pas rihapjes së planifikuar të muzeut, që u mbyll për shkak të pandemisë Covid-19.