Një 64-vjeçare ka ndrruar jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv duke e çuar në 32 numrin e viktimave lidhur me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja vuante nga sëmundje shoqëruese, limfoma e trurit.
Sipas njoftimit zyrtar, 64-vjeçarja ishte shtruar prej tre javësh në spital dhe ishte në gjendje të rëndë.
Viktima e fundit para të sotmes në vend u shënua në datën 29 prill dhe prej më shumë se tre javësh nuk kishte asnjë vdekje.
Aktualisht në vend numërohen 989 të prekur nga Covid-19, prej të cilëve 783 janë shëruar.
Njoftimi
Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.
64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.