Dominic Cummings nuk pranon të heqë dorë nga detyra si këshilltari kryesor i kryeministrit britanik Boris Johnson, pavarësisht akuzave se ai theu rregullat e bllokimit të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19.
Ai tha se bëri “gjënë e duhur” kur udhëtoi 260 milje me familjen e tij për të qenë pranë të afërmve, kur gruaja e tij nisi të shfaqet simptoma të sëmundjes së Covid-19.
Downing Street tha se Cummings dëshironte të sigurohej për kujdesin e fëmijëve nëse ai kishte simptoma.
Laburistët thonë se ai kundërshtoi këshillat e qeverisë së vet dhe po bëjnë thirrje për një hetim urgjent në sjelljen e tij.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur qeveria njoftoi se 282 njerëz të tjerë kishin vdekur nga koronavirusi që nga e premtja, duke e çuar numrin e viktima në 36,675.
Cummings u tha gazetarëve se “ai sillej në mënyrë të arsyeshme dhe të ligjshme” kur u pyet për udhëtimin nga Londra në Durham.