Pavarësisht urdhrit të policisë për bllokimin e fundjavës, aktivistët e shoqërisë civile nuk janë bindur dhe kanë dalë të protestojnë.
Me pankarta në duar, aktivistët kundërshtojnë masat e qeverisë për mbylljen e bizneseve dhe pezullimin e qarkullimit gjatë fundjavave.
Ata kërkojnë që i gjithë vendi të hapet ndërsa ankohen pse një pjesë e liqenit artificial të Tiranës është e mbyllur e në një pjesë tjetër qytetarët lejohen të shëtisin.
“Kërkojmë lirinë, nuk e durojmë dot këtë diktaturë”, “Hapni Shqipërinë”– thuhet në disa nga pankartat.
Një nga simbolikat e kësaj roteste ishte kafja e ofruar nga aktivistët që shërbenin ujë, kafe dhe dhallë.