Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 goditi mëngjesin e kësaj të hëne Zelandën e Re duke lëkundur ndërtesat në Welligton.
Gjatë kësaj kohe, kryeministrja Jacinda Ardern, po jepte një intervistë të drejtpërdrejtë.
Ndërsa kamera u lëkund dukshëm, Ardern e buzëqeshur i tha moderatorit Ryan Bridge se “Po bie një tërmet këtu, një goxha tërmet”.
E pyetur nëse ndihej e “sigurt për të vazhduar intervistën”, Ardern u përgjigj: “Unë jam mirë, nuk jam poshtë asnjë drite të varur”.
Reagimi i Ardern u bë shpejt viral në Twitter dhe media të tjera sociale. Pavarësisht lëkundjeve të forta, për fat të mirë nuk ka patur raportime për dëme apo të lënduar.