Gjigantët e teknologjisë si Google, Facebook dhe Amazon mund të detyrohen të paguajnë taksa më të larta në Evropë, teksa qeveritë kërkojnë të ardhura të reja për t’u marrë me pasojat e pandemisë Covid-19, ka raportuar CNBC, duke cituar burimet e saj.
Komisioni Evropian pritet të zbulojë planet e reja të shpenzimeve këtë javë dhe ka të ngjarë të vendosë taksat shtesë, siç është një tarifë karboni, si burime të reja të të ardhurave.
Komisioni Evropian tha se do të ringjallë bisedimet në nivel evropian nëse nuk ka ndonjë marrëveshje me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) këtë vit.
Sipas komisionit, kompanitë dixhitale paguajnë mesatarisht një normë efektive të taksave prej 9.5 përqind në BE krahasuar me 23.2 përqind për bizneset tradicionale. Gjigantët e teknologjisë këmbëngulin se paguajnë po aq taksë sa ata janë të detyruar me ligj.