Vendosni fjalën kyçe....

Një shpjegim i detajuar i sistemit danez që amerikanët propozojnë për zgjedhjet. Lista të hapura apo të mbyllura?!

Aktivisti i Nisma Thurje, Endri Shabani, në Syri TV dha një shpjegim rreth sistemit zgjedhor të propozuar nga amerikanët sipas modelit danez.

Shabani shpjegoi se sistemi danez është një gërshetim mes listave të mbyllura dhe atyre të hapura. Ky model i le mundësinë votuesvë të zgjedhin nëse janë dakord me listat e kryetarit të partisë apo të zgjedhë edhe kandidatët që do.

Propozimi që ka marrë ambasada amerikane nga modeli danez është që qytetari kur shkon në fletën e votimit në qoftë se bie dakord me listën e partisë voton vetëm për partinë, duke votuar vetëm për partinë ai bie dakord me renditjen që ka bërë kryetari i partisë. Nëse votuesi nuk është dakord me këtë listë ai zgjedh brenda listës dhe kështu ri rendit kandidatët brenda listës pra është një mik midis listës së hapur dhe asaj të mbyllur”-tha Shabani.

Shabani më tej dha shpjegoi edhe propozimin e tij lidhur me ndryshimin zgjedhor i paraqitur në parlament dhe i firmosur nga 50 mijë firma.

Propozimi i ambasadës amerikane është një rrugë e mesme mes asaj që ne i kemi propozuar parlamentit që është nisma ligjore e cila është firmosur dhe mbështetur nga 50 mijë votues dhe insistimit të dy kryetarëve të partive që nuk duan të heqin dorë nga pushteti i tyre për të vendosur listat e partive.

Në këtë mes ne kemi lobuar me aktorë të ndryshëm, shqiptarë, ndërkombëtarë, me aktorë brenda partive për të arritur dy gjëra: një proporcional kombëtar ku hiqet dorë nga ndarjet rajonale dhe e dyta për lista të hapura ku qytetari zgjedh se kush do e përfaqësojë në parlament, pra nuk ia imponon kryetari i partisë por e zgjedhin vetë”-tha Shabani.

Endi Shabani tregoi edhe rezervat që ka ndaj Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje.

Shabani tha se si Rama ashtu dhe Basha nuk duan hapjen e listave pasi ajo i mban në pushtet.

E vetmja pjesë që nuk do lista të hapura janë, Basha, Rama dhe Kryemadhi por më shumë Basha dhe Rama, që duken qartazi që janë në një anë dhe pala tjetër janë gjithë shoqëria që duan hapjen e listave, kjo nuk ka për të shkuar shumë gjatë pasi 50 mijë qytetarë duan hapjen.

E keni dëgjuar Bashën që nuk i përgjigjet kësaj fryme, dhe thotë njëherë për sistem mazhoritar, që është lajthitje, sepse e mban Ramën pastaj e ndërron jemi për proporcional pastaj thotë që nuk jam për Nga ana tjetër kemi një autokrat që nuk njeh as institucione, as demokraci as qytetarë, a kanë këta panik dhe a kanë këta rezistencën kjo është e qartë. Edi Rama me këtë sistem zgjedhor fiton edhe pse nuk e kanë votuar shumica e qytetarëve”-theksoi Shabani./Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *