Në 25 korrik 2019 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha firmosi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit marrëveshjen e cila fokusohej në dy shtylla kryesore, në mbrojtjen e teatrit nga shembja dhe në reformimin e sistemit zgjedhor.
Tashmë palët politike janë angazhuar të bëjnë reformën zgjedhore në parim në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODHIR.
Në sajë të kësaj reforme palët kryesore politike stepen në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndërkohë sipas marrëveshjes së 25 korrikut 2019, Partia Demokratike, firmosi për të reformuar sistemin zgjedhor.
Kjo nënkuptonte që reformimi i sistemit zgjedhor do ti jepte mundësinë që të zgjedhin qytetarët dhe jo kryetarët përfaqësuesit në Kuvend
Por tani me reformën zgjedhore a do mbajë fjalën Basha dhe PD-ja për të ndryshuar sistemin zgjedhor?
A do propozojë Basha, sistem për heqjen dorë nga listat e mbyllura?