Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan për vdekjen e 5-vjeçarit në Park, lirohen 2 drejtorët e Bashkisë në Berat


Gjykata ka lënë të lirë dy zyrtarët e bashkisë së Beratit, që u arrestuan pas ngjarjes së rëndë ku një fëmijë 5-vjeçar humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa luante në parkun e qytetit.

Më 22 maj, djali 5-vjeçar, Aleksandër Brahimi, nga komuniteti rom kishte qenë duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.

Familjarët e tij kërkuan drejtësi, duke bërë përgjegjëse bashkinë që kishte lejuar telat e zhveshur në park.

Pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit,Poli Ikonomi,32-vjeç dhe Përgjegjësin e Ndriçimit Publik në bashki, Llazar Hoxholli,61-vjeç.

Poli Ikonomi dhe Llazat Hoxholli akuzohen për “shpërdorim detyre”,bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale. Edhe pse prokurori Olgert Rumniçi ka kërkuar për ta masën e vlerësimit “arrest me burg”,Gjyqtari Durim Hasa ka dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Ndërkohë edhe 4 elektriçistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *