Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari kundër marrëveshjes PS-PD-LSI për reformën, kërkon referendum për ndryshimin e sistemit


Përfaqësueja e opozitës parlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Hajdari, ka dalë kundër marrëveshjes mes shumicës e opozitës së bashkuar lidhur me reformën.

Pas mbledhjes së ditës së sotme, Hajdari u shpreh se palët kishin rënë dakord për dyfishimin e partive nga buxheti i shtetit në atë që e quajti finacim të përzier.

Ajo tha se këto janë lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe nuk duhen përdorur për të financuar partitë.

Hajdari u shpreh edhe kundër ngushtimit të periudhave zgjedhore e ndryshimit të tyre përkatësisht në prill-maj e tetor-nëntor. Ajo ta se në këto periudha emigrantët nuk mund të votojnë, pasi ata kthehen në vend për pushimet e verës në qershor-korrik.

“Propozuam një ligj për referendumin, pasi nëse do ta kishim këtë Teatri Kombëtar nuk do të ishte shembur sot. I bëj thirrje Lulzim Bashës të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare dhe të mos bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, sepse sa herë gjendet ngushtë, ata bëjnë pazare. Nëse ne ndryshojmë fashat e orarit të atyre që votojnë, ne i mbyllim derën diasporës. Në qershor vijnë shumë njerëz nga diaspora. Këta po heqin këtë fashë, duke iu hequr të drejtën diasporës për të votuar. Pra, me këtë ndryshim ne i mbyllim dy herë derën diasporës.

Një gjë tjetër, ishte financimi i partive. Kanë rëndë dakord PS-PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishim të kësaj shume. Duhet t’iu japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit.” – tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *