Nga data 1 qershor fëmijët e mitur mund të kthehen në çerdhe e kopshte.
Vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë pas një periudhe të gjatë të mbylljes së tyre për shkak të pandemisë Covid-19.
Në urdhrin e firmosur nga ministrja Manastirliu, përcaktohen masat që duhen marrë nga kopshtet e çerdhet si dhe nga familjarët.
“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar. Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës.” – tha ministrja.