Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të vendosur ta miratojmë reformën zgjedhore brenda 31 majit


Kreu i PD-së, Basha, u shpreh pas takimit me ambasadoren amerikane në selinë blu se zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioritet absolut i opozitës së bashkuar.

Ai shtoi se opozita është e vendosur për ta përmbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit.

Kryedemokrati tha se zgjedhje e lira e të ndershme i hapin rrugën integrimit europian të vendit.

“Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet. Që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Që t’i hapet dhe rruga për integrimin europian që është dhe zotim i opozitës.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *