Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti kinez i Interit largon Pirellin pas 25 vitesh sponsorizim, pritet afrimi i kompanisë nga Azia


Presidenti Zhang i ka idetë e qarta për përforcimin e Interit. Skuadra zikaltër duhet të rrisë të ardhurat dhe, sipas “Gazzetta Dello Sport”, kreu i Interit ka menduar të mos rinovojë më kontratën me kompaninë e gomave “Pirelli”, e cila ka qenë sponsori i skuadrës milaneze që prej vitit 1995.

“Pirelli” derdhte çdo vit në arkat e klubit zikaltër 12 milionë euro, por Suning kërkon një sponsor që të garantojë të paktën dyfishin e kësaj shume dhe t’i afrohet rivalëve të Juventusit, që përfitojnë 42 milionë euro në vit nga kompania “Jeep”. “Samsung”, që është sponsori i ekipit tjetër të Suning-ut, Jiangsu Suning, dhe grupi “Evergrande” janë dy kandidatët kryesorë për të qenë sponsori i Interit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *