Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos e shqyrtojë padinë e ish-anëtarit të të shkarkuar të KLP-së, Besnik Cani.
Ky i fundit e ankimoi në Kushtetuese vendimin ndaj tij pasi në trupën e KPA-së që mori vendimin, ishte si anëtar edhe Luan Daci, anëtari i pezulluar i KPA-së për shkak të problemeve me deklarimin gjatë aplikimit.
Përveç pezullimit si anëtar i KPA-së, Daci po hetohet për falsifikim dokumentesh nga ana e prokurorisë speciale.
Ai ka qenë anëtarë i trupës gjykuese në dhjetëra procese vettingu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, një pjesë e vendimeve të së cilës kanë qenë të formës së prerë.