Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Sejko firmosin për shtyrjen e kësteve të kredive deri në fund të gushtit


Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kanë firmosur për shtyrjen e mëtejshme të kësteve të kredive.

Kreditë do shtyhen me tre muaj sërish, deri më datën 31 gusht.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama në rrjetet sociale, ndërsa bën me dije se Banka e Shqipërisë ka miratuar lehtësimin për bankat e nivelit të dytë që të bëjnë ristrukturime të kredive.

Lajm i mirë! Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020. Gjithashtu banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *