Vendosni fjalën kyçe....

Kina prezanton monedhën digjitale vitin e ardhshëm, do zëvendësojë kartëmonedhat


Banka e Kinës ka zbuluar planet për të pasur monedhën e saj digjitale gati në kohë për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Njoftimi vjen ndërsa pandemia Covid-19 ka përshpejtuar largimin nga kartëmonedhat.

Prova të kufizuara tashmë janë duke u zhvilluar në Shenzhen, Suzhou, Chengdu dhe Zonën e Re Xiongan në provincën veriore të Hebeit, tha guvernatori i Bankës Qendrore, Yi Gang. Ai u tha gazetarëve se qeveria e Kinës planifikon të kryejë testime pilot në vendet Olimpike, megjithëse nuk ka një datë zyrtare për këtë.

Një anëtar pa emër i Këshillit Shtetëror me njohuri për projektin i tha Nikkei Asia Review se ‘nëse qeveria është e kënaqur me rezultatet e testeve të këtij viti, monedha do të prezantohet vitin e ardhshëm’. Përndryshe, ‘më shumë teste do të bëhen vitin e ardhshëm,’ shtoi ai.

Juani digjital do të lidhet me numrin e telefonit të mbajtësit, me transaksione që bëhen përmes një aplikacioni.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të transferojnë para midis llogarive duke përdorur telefonat, kështu që nuk do kenë nevojë të shkëmbejnë kartëmonedha fizike. Valuta do të jetë ligjore kështu që mund të shkëmbehet pa pasur nevojë për një bankë si ndërmjetës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *